Sanksionet, Hamiti: Kështu e kemi punën me SHBA-të kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Kurtit - NACIONALE

Sanksionet, Hamiti: Kështu e kemi punën me SHBA-të kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka pritur me shqetësim vendosjen e sanksioneve të ShBA-së ndaj Kosovës.

Ai ka përmendur shkrimet e mediave të mëdha ndërkombëtare që po raportojnë për këtë çështje.

Sipas tij, kjo ndodh sepse dihen botërisht mbështetja e madhe e SHBA-së për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kështu e kemi punën me SHBA-të kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Albin Kurtit.

“SHBA-të kanë përvijuar veprime ndëshkuese ndaj Kosovës, nis shkrimi i gazetës së njohur “The Financial Times”. (The US has outlined punitive actions against Kosovo…)
Përbën lajm ndërkombëtar sigurisht vendosja e sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, mbasi dihet botërisht që SHBA-të janë historikisht mbështetësit kryesor të Kosovës.
Kështu e kemi punën me SHBA-të kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Albin Kurtit.
Kjo Qeveri e Kosovës po i rrezikon marrëdhëniet speciale që vendi ynë ka pasur me SHBA-të prej kohës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.
”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme