Samiti në Tiranë, zbardhet agjenda e plotë - NACIONALE

Samiti në Tiranë, zbardhet agjenda e plotë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shqipëria nesër është nikoqire e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë samit, i cili mbahet për herë të parë në Tiranë, pritet të marrin pjesë liderët evropianë, duke përfshirë edhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Televizioni Top Chanel ka zbardhur agjendën e këtij samit.

Programi i samitit do të fillojë në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media.

Samiti do të vazhdojë me ceremoninë zyrtare të hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.

Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike.

Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.

Sipas agjendës, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 .

Në konferencë do të marrë pjese Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, i cili do të jetë pritës i samitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme