“Sajesë e gënjeshtër”: Mustafa i reagon Kurtit pas shkrimit për marrëveshjen e vitit 2013 - NACIONALE

“Sajesë e gënjeshtër”: Mustafa i reagon Kurtit pas shkrimit për marrëveshjen e vitit 2013

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dalë me një reagim pas shkrimit të kryeministrit aktual, Albin Kurti, në lidhje me marrëveshjen e 19 prillit 2013 mes Kosovës e Serbisë.

Mustafa i ka rikujtuar Kurtit se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trjatuar marrëveshjen e vitit 2013, por atë të vitit 2015, duke iu referuar kështu postimit të kryeministrit Kurti në rrjetin social Facebook.

“Në përfundimet e aktgjykimit, pika 6, fq. 38 thuhet: “Gjykata vëren se akti juridik dhe Statuti , si dhe amendamentet e tij, do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”. Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese.” – ka thënë Mustafa mes tjerash.

Sipas ish-kryetarit të LDK-së, shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër nga kryeministri Kurti.

Në fund, Mustafa thotë se sa i përket njohjet de facto dhe normalizimit, “këtë e vërtetoi Serbia ditëve të fundit”.

“Sa i përket njohjes de facto dhe normalizimit, këtë i “vërtetoi” Serbia edhe ditëve të fundit. Në Strasburg, në KE, Kosovën e konsideronte se “ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, ndërkaq dje maltretoi, arrestoi dhe pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Kosova. Para kësaj, në Banjsko tentoi ta njoh de facto pavarësinë e Kosovës me terroristë të armatosur deri në dhëmbë me arsenal ushtarak.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme