Sa prej ju jeni ‘ngulë’ me Monego? Sokol Havolli, personi që fshihet prapa mbylljes së biznesit problematik
Të gjithëve na kujtohen reklamat e famshme të bizneseve si ‘Jute Credit’ e Monego. Sokol Havolli ishte zëvendëgurvnator i Bankes Qendrore të Kosovës, njëherit njeriu që qëndron prapa mbylljes së këtyre bizneseve problematike.
Ja qysh e tregon rastin fije për pe, në një bisedë me Burim Pacollin:
“Kur kemi vendosë me mbyll, e kemi pasë një përkrahje jashtëzakonisht të madhe prej qytetarëve.
Ka apliku në BQK për me lëshu kredi deri në 30% për qytetarët për kredi të vogla.
E kur e ka fillu operimin, ka shku me kamata deri në 150%, 500%, 1890%, pra praktikisht u kanë. Tash shuma nuk më kujtohet, po për shembull për 1 euro me apliku është shumë në 1890 për qindëshin.
Kur e kam pa që janë tuj ndodhë gjithë këto shkelje, kam marrë masa, i kam dënu nga roli i zëvendësguvernatorit.
Monego na ka çu nëpër gjykata vendore, i kam fitu krejt rastet.
Jutekreditin, nëse të kujtohet, i ka pasë do reklama ‘funny’, po puna nuk doli funny sepse i kanë goditë shumë qytetarët sidomos pjesën e varfër, sepse pjesa e varfër kanë nevojë për 50 euro e kështu të shpejta.
Jute na ka cu edhe në Gjykatën e Arbitrazhit, pretendimi i tyne u kanë me i fitu 30 milionë euro prej shtetit të Kosovës.
Unë kam qenë bartës i atij procesi, edhe pse kam pasë shumë pengesa sidomos nga pushteti aktual, e kemi fitu rastin me zero kosto për Kosovën.
As na nuk ka mujtë me i fitu 30 milionë euro, e as na nuk i kemi pagu avokatët tonë sepse marrëveshja ka qenë me Gjykatën që kush e humbë rastin me i pagu krejt shpenzimet.
Pengesat e pushtetit aktual, kanë qenë që, këta i instaluan njerëzit e vet që i kanë instalu në BQK, bëniin presione, donin me bë marrëveshje jashtë gjyqësore me Jute Creditin sepse u tutshin që po e humbshin rastin, por unë nuk kam pasë frikë.
Nëse nuk ishin mbyllë këto, qytetarët do t’i kishim shumë ma të cënumë, ma të goditun financiarisht.
Rreziku ka qenë që këta kanë shku duke u zgjeru shumë”, thotë ai.
(Pjese speciale e marketingut)