Sa harxhuan partitë politike në fushatë? Tregon Eugen Cakolli
Eugen Cakolli nga KDI, thotë se kanë evidentuar mbi 8 mijë postime gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike.
Ajo që bie në sy, thotë Cakolli, që subjektet politike sidomos LDK, ka pasur një angazhim masiv gjatë fushatës zgjedhore, për të cilën thotë se i afrohet shumës mbi 100 mijë euro gjatë fushatës.
Vetëvendosje, thotë Cakolli, ka pasur shumë pastime po ashtu, por me shumë më të vogël parash.
“Ka qenë mbase prej fushatave më të kushtueshme që kemi pasë ndonjëherë, edhe për shkak të numrit të aktiviteteve por edhe për shkak të disa produkteve dhe shërbimeve që janë ofruar në këtë fushatë – pa llogaritur konsulencën.
Ka një qasje të dyanshme sa i përket mënyrës të të bërit fushatë.
Në njërën anë partitë aktivizohen shumë në fushatë jashtë, por në anën tjetër, një pjesë e tyre koncentrohen shumë edhe në fushatë online.
Ka pasur të angazhuara kompani të konsulencën, ekspertë dhe të tjerë.
(Raportet) Ato janë vetëm deri më 31 dhjetor derisa fushata ka nisur efektivisht më 11 janar.
Fushata ka qenë e organizuar nga partitë, me fletushka, zërim, broshura, fishekzjarre. Nuk është problem që është shpenzuar por që raportohet pak.
Kur jemi te fushata online, në këto zgjedhje kemi pasë një monitorim më sistematik.
Në total kemi evidentuar mbi 8000 postime që janë sponoziruar gjatë afatit zgjedhor”, thotë Cakolli.