“S'po guxoni”, “Je vagoni i fundit”: E harron Qeverinë, opozita “kapet” mes vete
Subjektet politike opozitare nuk pajtohem me Qeverinë dhe as mes vete. Ftesat e Presidentes Vjosa Osmani për një takim me partitë politike për të diskutuar rreth situatës në vend është bërë pretekst për një përplasej të re në mes partive opozitare. Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e kishte kërkuar një takim të tillë.
Dy subjektet më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK kanë refuzuar takimin për disa arsyeje.
I pari i AAK-së para dhe pas takimi ka akuzuar kolegët e tij opozitarë për mungesë guximin.
Ai ka bërë me dije se kjo frikë nuk do t`i sjell vota PDK-së dhe LDK-së.
“Kjo frika e opozitarëve sotëm nuk ka me ju sjellë votat, kanë me rreziku trupin elektorat vet Nëse ti e dëgjon mikun që t’u ka gjetur në ditë më të vështira. Ai po thotë jemi bashkë krejt komuniteti euro-atlantik, e çka pres unë prej Kosovës që s’po bashkona me ta. Unë besoj që aleancës i ka ndihmu qartësia”, ka thënë Haradinaj mbrëmë në Pressing në T7.
Friken e dy subjekteve opozitare ai ua ka përmendur edhe dje në kuvend.
"Pse, ju lutem, ka hezitime për mocion, ku e keni problemin. Pse bre nuk keni guxim të dilni secili për vete të thoni e votoj mocionin? Ku e keni problemin deputetë opozitarë, PDK e LDK, që s’po guxoni ta votoni mocionin?”, është shprehur Haradinaj para deputetëve.
Kritikave të Haradinajt u është përgjigjur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se lideri i AAK-së po bën protagonizem dhe nuk po koordinohet paraprakisht me opozitën për iniciativat e tij.
Sipas tij, Haradinaj është vagoni i fundit në kuvend për tu marrë me rrëzimin e Qeverisë.
“Haradinaj është i paqartë në veprimet e veta… Kjo është pyetje komplet pa vend, për çfarë të frikësohemi? Që po kemi sukses apo që s’kemi sukses. A mundet me na tregu, qysh lidhet me ba mocion e me dërgu letra te presidentja e kryeministri, për të diskutuar, është komplet jokonsistent. Ai është vagoni i fundit në Kuvend, 7-8 deputetë i ka”, ka thënë Krasniqi në emisionin Debat Plis të RTV Dukagjinit.
Rrëzimi i Qeverisë me marrëveshje politike, jo me mocion
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mendon se vendi duhet të shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dje në një konferencë për medie, ai ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të përcaktohen me marrëveshje politike.
“Unë i kam thënë presidentes se në rastet të tjera e shpreh gatishmërinë për takim, por para së gjithash shpresoj që do të na ftojë për caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të cilat Kosova ka nevojë jashtëzakonisht shumë. Partitë politike secila i kanë qëndrimet e veta, dëshirojnë të kenë momentumet e veta, ndonjëherë i kuptoj edhe tendencat për të pasur protagonizëm. Por, tendenca për të luajtur rolin e një protagonisti, pa e pasur mundësinë me pas një gjë të tillë nuk i ndihmon AAK-së”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se ngritja e një mocioni në këtë moment do të ndryshonte temë.
“Është gabim sot me ndryshu temë. Mocioni është me ndryshu temë dhe vëmendje prej problemeve të mëdha që po ballafaqohemi në veri. Rreziqet e veriut janë shumë të mëdha, situata ka potencial përshkallëzimi. Cila është mënyra (për zgjedhje të jashtëzakonshme) duhet me diskutu me të gjithë faktorët, pasi nuk mundemi me imponu. Nuk është mocioni, mundet me qenë dorëheqja, apo një marrëveshje politike për shpërndarjen e Kuvendit”, është shprehur Krasniqi.
As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka përkrahur iniciativën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Zyrtarët e kësaj partie kanë thënë se opozita nuk i ka numrat për ta rrezuar Qeverinë Kurti.

