“S`e kam dëgjuar”; “e montuar”: Fillojnë talljet me kundërthëniet e Kurtit për bisedën Kusari - Radoiçiq
Komentimi që kryeministri Albin Kurti ia ka bërë bisedës telefonike në mes të Mimoza Kusarli-Lilës dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq, ka nxitur shumë reagime në vend.
Kundërthëniet që ka shprehur shefi i qeverisë për audio-incizimin, të cilin e ka publikuar gazeta Nacionale, janë bërë objekt tallje.
Cilësimi i kësaj bisede si e montuar, derisa e ka pranuar se nuk e ka dëgjuar atë, ka çuditur njohësit e rrethanave politike në vend.
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se kjo tregon hipokrizinë e kryeministrit Kurti,
“Se sa hipokrit dhe i pafytyrë është Albini, tregon përgjegjëja në pytjen e gazetarëve për kordinimin Kusari-Radojçiq. Si ka mundësi me thën që se kamë dëgjuar dhe të njejtën kohë me thën kjo bisedë është e montuar”, ka shkruar Berishanë profilin e tij në “Facebook”.
Edhe gazetari Lirim Mehmetaj i ka komentuar kundërthëniet e kryeministrit Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Kurti duhet të koncentrohet dhe të tregojë nëse e ka dëgjuar bisedën e publikuar në Nacionale.
“Albin Kurti tha që nuk e ka dëgjuar bisedën. Ama më pas tha se biseda është disa sekonda, e prerë etj. Tash a e kë dëgju a jo o kolaboracionist? Tjetra, i interesonte si është marrë, kush e ka marrë, kush e ka pre, si e ka pre dhe gjithçka tjetër, ama nuk i interesonte aspak fakti që Mimoza Kusari-Lila ka biseduar me kriminelin në kërkim Milan Radojiçiç. Këtu një gjë është pozitive, këta më nuk pretendojnë pozicion moral. Krejt çfarë po thonë është se komunikimi me një kriminel që ka vrarë policin e Kosovës nuk është aq punë e madhe”, ka shkruar Mehmetaj.
Kurse, analisti Ilir Mirena ka ironizuar me komentin e Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse kjo bisedë është e montuar, atëherë e tillë është edhe darka e Kurtit me shkrimin turk Orhan Pambuk.
“Nëse, sipas Albin Kurtit biseda e Mimozes me zemlakun e saj Radojqiq është e montuar, atëherë edhe darka e Kurtit me Pamukun është e montuar me softvera të inteligjencës artificiale. Kurrë s’ka ndodh ajo darkë”, ka shkruar Mirena.
Çka tha Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka komentuar audio-incizimin, ku dëgjohet një bisedë telefonike e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin serb Milan Radoiçiq.
Ndonëse e ka pranua se nuk e ka dëgjuar bisedën në fjalë, ai ka thënë se situata është e montuar.
“Unë vetë nuk i kam dëgjuar; mirëpo qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri. Për këtë zëdhënësi i VV-së e ka dhënë përgjigjen e saktë”, ka thënë Kurti në pyetjen e parë të gazetarëve për këtë çështje.
Vetëm pak sekonda më pas, ai vlerëson se biseda është e montuar.
“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojçiqi këto 9 muaj ndodhet i lirë dhe trysnia në Kosovë duhet të jetë që ndaj tij të ketë aktakuzë dhe të jetë i arrestuar”, është Kurti.
Krejt në fund të përgjigjes, Kurti e di edhe se inizimi është me sekonda. Pra, a e ka dëgjuar apo jo kryeministri incizimin?
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime”, është shprehur Kurti.