Rutte me mesazhe për dialogun: Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromiset e duhura, kjo nënkupton vendime të vështira - NACIONALE

Rutte me mesazhe për dialogun: Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromiset e duhura, kjo nënkupton vendime të vështira

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të avancojnë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Në konferencën për media me presidenten Vjosa Osmani, ai ka thënë se të dy vendet duhet të bëjnë kompromiset e duhura dhe të tregohen fleksibile në këtë proces.

Sipas tij, kjo nënkupton vendime të vështira.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e duhura, dhe të fokusohen në siguri afatgjate. E di që nënkupton vendime të vështira, por pamja duhet të shikohet më e gjerë. Duhet stabilitet, dhe siguri afatgjate. Në dobi të të gjithëve. Ky është mesazhi që do të vazhdoj ta theksoj para të gjitha palëve që takoj në rajon. Edhe njëherë faleminderit në Prishtinë”, ka thënë Rute.

Ai ka thënë se NATO e mbështet këtë proces.

“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët, që të përdorin diplomaci para dhunës. NATO do të vazhdojë të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhme stabile”, është shprehur ai.

Ai ka vlerësuar se dialogu është e vetmja rrugë që garanton të ardhme stabile.

“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët, që të përdorin diplomaci para dhunës. NATO do të vazhdojë të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhme stabile”, është shprehur ai.

Shefi i NATO-s k folur për çështjen e sigurisë, duke thënë se KFOR-i është në gjendje që t`i përgjigjet çfarëdo situate.

“Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për gjithë zonën e NATO-s. Duhet ta keni të qartë çka kemi para nesh. Dekada për ndërtimin e paqes nuk duhet të lihen anash, shpresojmë të shohim bashkëpunim edhe më të thellë mes institucioneve të KFOR-it dhe Kosovës. Misionin tonë e bëjmë në bashkëpunim me Policinë dhe EULEX-in”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se trupat e KFOR-it janë të përkushtuara për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Është kënaqësi të iu shoh këtu. Në udhëtimin tim të parë si sekretar i NATO-s në Ballkan. Jam këtu për të vizituar personelin e KFOR-it me të gjithë përfaqësuesit veriatlantik të NATO-s. Prania këtu është demonstrim i qartë i përkushtimit të NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë, dhe stabilitetin në gjithë rajonin. Patëm diskutim për sigurinë në Kosovë. NATO-ja ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkan për 30 vjet. Përkushtimi ynë mbetet i qëndrueshëm edhe sot, i udhëhequr nga KFOR-i. Trupat tanë punojnë pa pushim për të siguruar ambient me siguri për të gjithë popullin dhe komunitetet në Kosovë”, ka thënë ai.

Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar shefin e NATO-s për mbështetjen që kjo aleancë ia ka dhënë Kosovës.

Në adresimin e saj, Osmani ka thënë se Kosova jo vetëm që e ka vendin në NATO si vendi më pro Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe se anëtarësimi i saj “është domosdoshmëri strategjike” e vetë aleancës perëndimore të sigurisë.

“Është me rëndësisë që bashkërisht ta mbrojmë kufirinin...ndaj atyne që kanë për synim konflikte....”, është shprehur Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka bërë me dije se e rëndësishme është që në rajon të mos këtë vakum të sigurisë.

“NATO është themeluar mbi vlerat ku qëndron shteti ynë, prandaj synimi im për NATO është domosdoshmëri strategjike për rajonin...Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume siguri, siç thatë dje në Bosnje”, është shprehur Osmani.

Sipas saj, Kosova po i përmbush kushtet për anëtarësim në NATO.

“Ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO...Kosova e ka arritur 2% të GDP-së për mbrojtje, dhe synojmë ta dyfishojmë në një kohë rekord”, ka thënë presidentja Osmani.

Pas takimit me presidenten Osmani, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të ngjashme