Rusia i reagon ShBA-së për Bosnjën, i përmend Kosovën dhe Rezolutën 1244
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka reaguar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do t'i mbështesin integrimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës.
“Neni 3 i Kushtetutës së Dejtonit thotë qartë se Republika Serbe mund të kundërshtojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe (legalisht) detyrues të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës”- ka deklaruar Zakharova.
Zakharova, në reagimin e saj, i ka përmendur edhe Kosovën, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Dejtonit.
“E pabesueshme, Ned, përpiqu t'i zëvendësosh “BiH” me “Serbinë” dhe “Republika Serbe” me “Kosovë”, “Marrëveshjen e Dejtonit” me “Rezolutën 1244″ dhe do ta marrësh diagnozën"- ka thënë ajo.