Rusia e thërret në takim ambasadoren e ShBA-së, Lynne Tracy
Ministria e Jashtme e Rusisë e ftoi të martën në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Moskë, Lynne Tracy, duke thënë se ftesa ishte “në lidhje me përfshirjen në rritje të Shteteve të Bashkuara në armiqësitë në anën e regjimit të Kievit”, raporton televizioni CNN.
Përmes një deklarate, kjo ministri tha: “Nota e protestës, që iu dorëzua ambasadores, thekson se mbushja e Forcave të Armatosura të Ukrainës me armë, si dhe dhënia e shënimeve me caqe për sulme kundër ushtrisë ruse e infrastrukturës civile, qartazi i dëshmojnë mungesën e konsistencës dhe falsitetin e deklaratave të palës amerikane që Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e konfliktit.”
“Në këtë aspekt, ambasadores i është thënë se drejtimi i tanishëm agresiv i Shteteve të Bashkuara për ta thelluar konfrontimin me Rusinë në të gjitha fushat, është kundërproduktiv”- thuhet më tej.
Ministria ruse tha se Uashingtoni “duhet të bëjë hapa që i përfshijnë tërheqjen e ushtrisë dhe pajisjeve të ShBA-së e NATO-s si dhe ndërprerjen e aktivitetit armiqësor anti-rus”.
