Rukiqi: Gjendja ekonomike e qytetarëve është vështirësuar në Qeverinë Kurti - NACIONALE

Rukiqi: Gjendja ekonomike e qytetarëve është vështirësuar në Qeverinë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rendim të xhepave të qytetarëve.

Ai ka bërë me dije se ngritja e çmimeve ka vështirësuar shumë jetën e qytetarëve.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë shumë pak për ta ndihmuar qytetarin në këtë situatë.

Për të reaguar duhet me pranuar që ke një krizë. Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për Qeverinë për të vepruar”, ka thënë Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai ka vlerësuar se Qeveri e ka për detyrë të kujdeset që jetesa e qytetarëve të jetë më e mirë. “Fatkeqësisht Qeveria nuk e pranon që ka një krizë ekonomike në vendin tonë e cila nuk është në tërë dimensionin e krizës ekonomike mirëpo është e pjesshme dhe është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”, ka vlerësuar Rukiqi.

Lajme të ngjashme