Rubio: ShBA-ja dhe Evropa janë bashkë, s`kemi nevojë t`i zhbëjmë institucionet globale të rendit të vjetër
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se ShBA-ja dhe Evropa janë bashkë.
Gjatë adresimit të tij në Konferencën e Sigurisë së Munihut, ai ka thënë se evropianët janë aleatë të çmuar të ShBA-së.
Sipas tij, e ardhmja është e përbashkët.
“Amerika po udhëheq rrugën për një shekull të ri të prosperitetit dhe ne duam që këtë ta bëjmë së bashku me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë tanë më të vjetër”, ka thënë ai.
Ai ka siguruar aleatët se qëllimi i Amerikës nuk është për një divorc të mundshëm transatlantikas.
“Ne nuk kemi nevojë të zhbëjmë institucionet globale të rendit të vjetër që kemi ndërtuar së bashku. Por, ato duhet të reformohen”, ka thënë ai.