“RTK-ja mashë e pushtetit”: Deliu-Kodra njofton se televizioni publik po e transmeton seancën e Kuvendit në kanalin e tretë - NACIONALE

“RTK-ja mashë e pushtetit”: Deliu-Kodra njofton se televizioni publik po e transmeton seancën e Kuvendit në kanalin e tretë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca e Kuvendit ku po flitet për skandalet e pushtetit, po transmetohet në RTK3.

Ajo ka thënë se televizioni publik është kthyer në mashë të pushtetit.

“RTK ka vendosur ta transmetojë seancën në RTK3. Kemi parë raportime skandaloze teksa mediat e Kosovës quhen media nga Serbia. Jam e bindur që ata do të jenë të pafuqishëm t’i fshehin skandalet edhe nëse këto seanca nuk transmetohen në kanalin e rregullt. Skandalet kanë shpërthyer në secilin segment, skandali e mbulon skandalin. Transmetuesi publik të bëhet mashë e VV-së”, ka thënë Deliu-Kodra, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme