RTK: Armend Mehaj largohet nga pozita e ministrit, e zëvendëson Ejup Maqedonci - NACIONALE

RTK: Armend Mehaj largohet nga pozita e ministrit, e zëvendëson Ejup Maqedonci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të djeshëm në Nacionale lidhur me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kjo është raportuar sot edhe nga RTK-ja.

Në raportimin e mediumit publik thuhet se kryeministri Kurti e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.

Ky i fundit pritet të zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.

Për dorëheqjen e Mehajt ka raportuar dje edhe Nacionale. Sipas burimeve, arsyet për largimin e Mehajt janë familjare.

Qeveria ende s’ka konfirmuar diçka lidhur me këto raportime.

Lajme të ngjashme