Rrëmujë dhe konfuzion, Bislimit s’i dalin llogaritë e Bratisllavës: përgjysmë më pak njësi speciale me sanksione të plota - NACIONALE

Rrëmujë dhe konfuzion, Bislimit s’i dalin llogaritë e Bratisllavës: përgjysmë më pak njësi speciale me sanksione të plota

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Gjysmë-për-gjysmë u zvogëlua prania e njësive speciale në-dhe-rreth komunave dhe u nisën procedurat ligjore për largim të kryetarëve shqiptarë legalë (ndonëse jo legjitimë) nga postet e tyre. Por, situata mbetet rrëmujë e madje atë edhe logjike; me qeverinë kosovare që veçse i ka shtuar konfuzionin gjendjes edhe më tej. Për më tepër, para dy ditësh u përgënjeshtruan edhe nga Misioni Paqeruajtës i NATO’s, KFOR’i, në lidhje me atë se kanë pasur “vlerësim të përbashkët të situatës së sigurisë” në veri. Bashkimi Evropian, s’ua miratoi si të mjaftueshme masat shtensionuese – as të reduktimit prej 50% të pranisë të policëve specialë, e as të procedurave për largim të kryetarëve ngase kërkonin që largimi i kryetarëve të bëhej përmes dorëheqjes. Ndërkaq Kosova kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja. BE është "mbyllur për pushime". Sanksionet mbeten të plota pavarësisht përgjysmimit të prezencës policore. Ta lexojmë këtë rrëmujë me hesape të bëra gabim...

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u lajmërua përmes disa cicërimave në Twitter, se tashmë po përmbusheshin dakordësimet e Bratisllavës, teksa theksin e vendoste te kërkesa për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj vendit. Çka ishte në veçanti goditëse, ishte se Bislimi thoshte se jo vetëm marrëveshja e Bratisllavës (një marrëveshje e tillë në tekst ekziston vetëm në profilin e Facebook-ut të Bislimit) por edhe deklarata e BE-së e lëshuar më 3 qershor po përmbushet nga pala kosovare. Dy muaj më vonë, Bislimi kërkon kthim në pikën zero. Ku është konfuzioni?

Unioni i 27 shtetëve kishte lëshuar një deklaratë më 3 qershor ku i kishte rënë borisë së paralajmërimit saktësisht për sanksionet që e prisnim Kosovën nëse mirëmban kursin e saj të veprimit, dhe nëse nuk e de-eskalonin gjendjen. Kërkonin “shtensionim urgjent” të situatës në veri të hartuar përmes një kërkesë tre-pikëshe. Insistonin kategorikisht në zbatimin e saj, plan ky që ishte artikuluar fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto tre-pika ishin refuzuar në plotni një numër herësh nga qeveria kosovare: (1)Tërheqja e njësive speciale nga-dhe-rreth ndërtesave komunale, (2)kryetarët legalë (ndonëse jo legjitimë) të kryenin detyrat e tyre nga ndërtesa alterrative, (3)shpallja e samëparshme e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrje të plotë të serbëve të Kosovës në to.

Këto kërkesa kishin rënë në veshë të shurdhër të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. As Shtetet e Bashkuara të Amerikës s'ia kishin dalur të gjenin një të kuptuar nga Kurti. Siç thoshte emisari amerikan, Gabriel Escobar, "kërkesat tona u flakën tutje (rebuffed)".

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të merr vendosmërisht masa ndëshkuese. Dështimi për të shtensionuar këto tensione do të ketë pasoja negatrive”.

Sanksionet u bënë realitet.

Nacionale kishte dërguar pyetje në Bashkimin Evropian në lidhje me këtë çështje dhe ka marrë përgjigjen si vijon: Megjithëse thanë se nuk komentojnë mbi komente të Bislimit, ata përsëritën që “BE-ja pret nga palët që të zbatojnë kërkesat e saj të theksuara në deklaratën e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor 2023”.

“Kjo qartazi përcakton se zgjedhjet e reja do të duhet të njoftohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë krejtësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat veriore me shumicë serbe. Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje,” – tha një zëdhënëse e BE-së për Nacionalen.

Përgënjeshtrimi i KFOR-it...

Misionit Paqeruajtës i NATO’s në Kosovës, KFOR’i, haptazi e përgënjeshtroi sërish Qeverinë e Kosovës rreth deklarimeve të njëpasnjëshme se ka pasur “vlerësim të përbashkët të situatës së sigurisë” në veri, që fillimisht u kumtua nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi, e mëpastaj edhe Kryeministri Albin Kurti.

KFOR’i u shpreh se e mirëpret reduktimin e njësive speciale gjysmë-për-gjysmë nga zonat në-dhe-rreth ndërtesave komunaëe, por se vlerësimi është bërë nga reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë atje, përkatësisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i, por jo edhe KFOR-it. “Sa për t’u qartësuar, vlerësimet e fundit për situatën e sigurisë në-dhe-rreth komunave u bë nga KP dhe EULEX pa miratim të KFOR-it”, shkroi dje përmes një cicërime misioni paqeruajtës i NATO’s.

Policia e Kosovës doli e para për të treguar se kanë pasur takim koordinues Polici, EULEX, KFOR-i, për t’u pasuar nga Sveçla, i cili tha se “Policia e Kosovës ka pasur takim me EULEX-in dhe KFOR-it, siç parashihet në pikën 2 të marrëveshjes së Bratisllavës”:

Sveçla flet edhe në emër të KFOR-it kur shkruan se “konkluzionet e përbashkëta nga vlerësimet e sigurisë (KP, EULEX, KFOR) ishin se situata është e qetë” dhe se rrjedhimisht edhe i reduktimi i mëtejmë me një tjetër 25%, gjithsejt 50%, të vëllimit të pranisë policore. I dyti, që pretendoi të njëjtën, ishte Bislimi dhe mëpastaj edhe Kurti. Që të gjithë, megjithatë, u përgënjeshtruan nga Misioni i NATO’s./Nacionale/

Lajme të ngjashme