Rrustemi i VV-së: Vuçiqi nuk mund të shpërlahet nga letra e Radojiçiqit
Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar letrën e Milan Radojiçiqit, njeriu që e udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Rrustemit, Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, nuk mund të shpërlahet nga letra e Radojiçiqit.
“Vuçiq nuk mund të shpërlahet nga letra e Radojçiq. Përkundrazi e inkriminon edhe më tepër atë e Serbinë. Këto skenare të lodhta, por të njohura të Serbisë janë po sikur mohimi dikur i masakrës së Reçakut nga Millosheviçi. Kryeterroristi nga villa superluksose ishte po aq rrezik për serbët lokal.” – shkroi ai ndër të tjera.