Rrustemi i VV-së tenton të hedhë baltë rreth akuzave tronditëse ndaj Ridvanit, e thotë një gënjeshtër të pastër
Pas raportimit të Nacionales ku një mërgimtar e ka përfshirë njeriun e Kurtit, Ridvan Muharremin në afera si tregtia ilegale me armë dhe krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë të fillojë hetimet për ta zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve.
Ndaj krejt këtij zhvillimi, deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, bëri një reagim në Facebook. Natyrisht, Rrustemi nuk iu bashkua thirrjes ndaj Prokurorisë Speciale për të nisur hetimet.
Në fakt, Rrustemi, në një postim në Facebook, ka tentuar të hedhë dyshime mbi besueshmërinë e krejt kësaj. Ai u përpoq që me një gënjeshtër të pastër, të hedhë baltë mbi dyshimet e forta se Ridvan Muharremi, i afërt me Kurtin, është i përfshirë në afera si tregtia ilegale e armëve dhe krijimi i dëshmitarëve të paqes kundër liderëve të UÇK. e.
Në përpjekje për të manipuluar opinionin publik, Rrustemi ka thënë këtë gënjeshtër: “Berati Buzhala, në petkun e gazetarit, realizon një intervistë me atë person të cilin e prezanton si biznesmen nga diaspora që hedh akuza kundër Qeverisë majtas e djathtas. Dy ditë rend bën lajme me deklarata të tij, por për asnjë moment nuk e zbulon se Ndue Gjini është përfaqësues politik i PDK-së në diasporë”, shkroi Rrustemi.
Në videon e parë paralajmëruese të intervistës, gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, kishte sqaruar se ai ishte distancuar nga Vetëvendosje dhe kishte krijuar afërsi me PDK-në pas kërkesës për gjetjen e dëshmitarëve katolikë kundër Hashim Thaçit.
“Sipas Antonit, në momentin kur pas gjithë kësaj sage, gjithë këtyre bisedave të pafundme, dikush prej atyre, pra Ridi i ka thënë atij me gjet dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit dhe me e gjet dikë me e vra, ai është distancuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është afruar me PDK-në. Mirëpo krejt këto biseda këto, janë bërë në kohën kur këta kanë pasur raporte të ngushta me njëri-tjetrin”, - thotë gazetari Buzhala.