Rrustemi i VV-së i bindur: “Zajednica” një etnike nuk ekziston - NACIONALE

Rrustemi i VV-së i bindur: “Zajednica” një etnike nuk ekziston

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, është i bindur Qeveria nuk do të pranojë një Asociacion një etnik.

Por Rrustemi ka thënë se nuk ka gjasa të bëhet Asociacioni njëetnik.

“Zajednicë një etnike, që e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese në 22 pika, nuk ekziston”, ka thënë ai në T7.

Ai shton se nuk duhet të diskutohet se a do bëhet apo jo Asociacioni, por duhet të shihet përmbajtja.

“Secila pikë esenciale e nënshkruar nga dyshja Mustafa-Vucic është gjetur në kundërshtim me Kushtetutën. 2013-ta e përcakton në nivel të parimeve. Mendoj se ma shumë se diskutojmë në formë të kuizit, se a do të bëhet a jo, duhet të merremi me përmbajtjen. Nuk mund të themi a do të bëhet a jo pa e futur në diskutim e të tregojmë se çfarë rreziqe mban“, shtoi deputeti i mazhorancës.

Kujtojmë se kryeministri Kurti sot pas takimit me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka thënë se do të pranojë planin franko-gjerman. Dhe sipas disa interpretimeve të ndryshme në atë plan ndodhet edhe krijimi i Asociacionit.

Lajme të ngjashme