Rrusta për gjobën: VV e kishte uzurpuar zyren e saj të mëhershme në lagjen më të shtrenjtë
Aktivistja e partisë socialdemokrate, Teutë Rrusta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pasi që partia e sajë ka marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).
Rrusta, i ka rikujtuar pushtetit kohën kur zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejton mezi funksiononte në mungesë të financave.
‘’Këta që janë në pushtet e dinë mirë kohën kur zyra në Pejton mezi funksiononte në mungesë të financave. As për shpenzimet bazike si mirëmbajtja e zyres apo letrat A4 nuk kishte buxhet. Por ama edhe një gjë dihet, që mungesa e financave nuk e shuajti dot aktivitetin.’’- ka deklaruar RRusta.
Madje, Rrusta i ka rikujtuar VV-së, se kjo zyre ishte uzurpuar nga ta asokohe.
‘’Ndoshta sepse pushtetet e kaluara nuk ishin totalitare në mendësi. Nuk e ndërsyen përmbaruesin ndaj një Lëvizjeje që kishte uzurpuar shtëpinë e vogël në lagjen më të shtrenjtë të kryeqytetit.’’- ka thënë ajo.
Gjoba të cilën AIP-i, i ka shqiptuar PSD-së, është konsideruar si shtypje e heshtur nga kjo parti.
‘’Forma e re e presionit dhe represionit nuk është përmes figurës së policit, detyrimisht, por përmes përmbaruesit. Veç pse nuk sheh goditje, rrahje apo shfryrje polici kjo nuk duhet të na mashtrojë. Është hile. Format klasike nuk e përshkruajnë më kohën tonë. Pengesa e alternativave duke i prekë në financa është mënyrë e heshtur e shtypjes.’’- ka deklaruar tutje Rrusta.
Krejt në fund ajo ka deklaruar se kjo gjobë do të paguhet pasi që donacionet kanë filluar të mblidhen, pasi që financat janë pengesë, por alternativat politike nuk ndalen me dhunë e sabotim.
Postimi i plotë: