Rrusta: Protesta e sotme kundër Asociacionit, është miting mbështetës i pushtetit - NACIONALE

Rrusta: Protesta e sotme kundër Asociacionit, është miting mbështetës i pushtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, është shprehur kundër protestës se sotme, e cila do të organizohet nga mbështetësit e VV-së për të kundërshtuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo protestë është miting mbështetës i pushtetit.

Sipas saj, kjo protestë organizohet nga dega e VV-së në UP.

Protesta e pushtetit sot është ajo ana tjetër e logjikës totalitare, që ka synim t’i zaptojnë dy anët, dy pozicionet e kundërta. Pranim i Asociacionit përmes mohimit i thonë kësaj. Ky është miting mbështetës i pushtetit, organizuar prej degës së VV-së në UP. Prandaj ata që vërtetë janë kundër ndarjes etnike sot nuk i janë bashkuar tubimit”, ka shkruar Rrusta.

Lajme të ngjashme