Rrusta e PSD i reagon Leonora Berbatovcit: Merr përgjegjësi dhe dorëhiqu, po bën presion - NACIONALE

Rrusta e PSD i reagon Leonora Berbatovcit: Merr përgjegjësi dhe dorëhiqu, po bën presion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Teuta Rrusta nga PSD-ja i ka reaguar u.d kryeredaktores së RTK-së, Leonora Berbatovci, pasi që kjo e fundit i ka ftuar në ballafaqim në debat kolegët që janë distancuar nga artikulli kundër Nacionales.

Rrusta përmes një postimi në Facebook ka thënë se presioni vjen edhe në këso forma, duke iu drejtuar postimit të Berbatovcit.

Rrusta ka thënë se Berbatovci ka pozitë më të lartë se kolegët që po i fton në debat, e përmes debatit kështu i barazon përgjegjësitë.

Presioni vjen edhe në këso forma. Kjo ka pozitë më të lartë se kolegët që po i ftoka në debat. E përmes debatit kështu i barazon përgjegjësitë, pa e prekur strukturën ekzistuese dhe raportet e pushtetit aty.” – ka shkruar Rrusta.

Në fund ajo i ka kërkuar Berbatovcit që të merr përgjegjësi dhe të dorëhiqet.

Merr përgjegjësi dhe dorëhiqu.” – ka shkruar në fund Rrusta.

Lajme të ngjashme