Rrugëtimi drejt BE-së, Bislimi kërkon proces të standardizuar të vlerësimit për gjithë rajonin
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka kërkuar proces të standardizuar të vlerësimit për gjithë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?”, i cili po mbahet në Athinë të Greqisë, ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane.
“Zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së. Duke theksuar se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit, ai nënvizoi se vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.