Rron Gjinovci: Nuk është më puna te vizat, por te dinjiteti, unë personalisht kam vizë
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili ka qenë shumë i ashpër me kritika gjatë ditës së sotme për shkak të raportimeve se Franca ka kushtëzuar liberalizimin për Kosovën, ka reaguar përsëri.
Pas shkrimit të tij se Kosova duhet t’i përgjigjet Francës me masa të ashpëra duke e ndërprerë çdo bashkëpunim me këtë shtet, Gjinovci ka shkruar përsëri duke thënë se nuk është më problemi tek vizat por te dinjiteti i Kosovës.
“Nuk o' mo puna te vizat, po te dinjiteti. Unë personalisht kom vizë aktive shengen, po kjo lojë me neve si shtet është e gërditshme. Dmth kujt t'i kujtohet çohet bon hajgare me neve, në këtë rast tu u mundu ne shantazhu qeverinë për shkak të negociatave. Kjo po shihet ashiqare”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook.