“Rroftë Shqipëria, nëna jonë”: Salihu shkruan për aksionin e Adem Demaçit më 1964 - NACIONALE

“Rroftë Shqipëria, nëna jonë”: Salihu shkruan për aksionin e Adem Demaçit më 1964

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitim Salihu, analist dhe politolog, ka shkruar një status, në të cilin ka përkujtuar 60 vjetorin e një aksioni simbolik të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, që ishte themeluar nga Adem Demaçi, hero i Kosovës.

Në shkrimin e tij, Salihu ka treguar parullat dhe aksionin për vendosjen e 99 flamujve shqiptarë në disa qytete të Kosovës.

“Fiks para 60 vjetësh, më 12 prill 1964, veprimtarët e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh), e cila ishte themeluar një vit më parë nga Adem Demaçi, i vendosën fshehtas 99 flamuj shqiptarë në disa qytete të Kosovës.

Në secilin qytet ku u krye aksioni, aktivistët e LRBSh-së gjithashtu shkruanin sloganin "Rroftë Shqipëria, nëna jonë!" – ka shkruar Salihu.

Lajme të ngjashme