Rritet "gjithnjë e më shumë" optimizmi te ekipi i fushatës së Trumpit nga numrat e kënaqshëm
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan Donald Trump është “gjithnjë e më shumë optimist”, raportoi CNN nga vështrimet e mediumit në Mar-a-Lago ku ekipi republikan po përcjell rezultatet.
“Ky optimizëm është rritur nga rezultatet në Virxhinia dhe Iowa, të cilat dukej se ishin të gabuara më një sondazh që ua tronditi fushatën të shtunën mbrëma.
Qendra e kongresit të Trump po brohorit me zë të lartë me çdo thirrje në favor të tij dhe disa pjesëmarrës në festë nga eventi Mar-a-Lago në Florida kanë filluar gëzimin.
Mbetet për t'u parë nëse - dhe kur - do të vijë Trump”.