“Rrezik për krime të tjera” – Specialja ia refuzon lirimin për 2 javë Jakup Krasniqit - NACIONALE

“Rrezik për krime të tjera” – Specialja ia refuzon lirimin për 2 javë Jakup Krasniqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një kërkese të Jakup Krasniqit për lirim prej 2 javësh nga paraburgimi në Hagë, ka ardhur vendimi i Dhomave të Specializuara.

Gjykata e ka refuzuar, siç pritej, lirimin e Krasniqit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Angela Griep.

“Trupi gjykues me vendimin e datës 17 korrik 2023, refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z. Krasniqi. Në arsyetimin e tij, Trupi gjykues thekson faktin se gjykimi në këtë rast ka filluar, se mbrojtjes së Krasniqit i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm, dhe se për këtë arsye duhet të shmanget çdo rrezik i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve. Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin dhe/ose duhet të paraqiten para Gjykatës Speciale”, deklaroi Griep për Teve1

Lajme të ngjashme