Rrahmani ia mëshon në krah Korenicës, që çuditet pak
Sot është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohen tri projektligje të kritikuara nga opozita e shoqëria civile.
Gjatë seancën ka ndodhur edhe një gjest interesant.
Përderisa po votohej një nismë e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, e cila u refuzu nga VV-ja, deputeti Eman Rrahmani ia “mëshon” në krah kolegut të tij, Visar Korenica.
E gjithë kjo ndodhi derisa Rrahmani po e lëshonte sallën. Nuk dihet nëse ky ishte një sinjal i Rrahmanit që edhe Korenica të lëshonte sallën, megjithatë deputeti Korenica vazhdoi të qëndronte në seancë.