Rrahje në aeroport, polica arreston pesë persona në pranga
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë rrahur mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në raportin 24 orësh të policia është thënë se pesë persona janë përfshirë në rrahje si pasojë e një mosmarrëveshjeje,
Sipas policisë, janë arrestuar 5 personat.
“ANP “Adem Jashari” 24.06.2026-20:30.Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovare janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, është thënë në raportin policor.