Rrahje brutale mes disa personave te “Kafe e Rakisë” në Prishtinë - NACIONALE

Rrahje brutale mes disa personave te “Kafe e Rakisë” në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kafet e Rakisë”.

Gazeta Nacionale ka publikuar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet një numër i madh i njerëzve të përfshirë në përleshje.

Në video dëgjohet disa persona duke kërkuar ‘thikën’, ndërsa një person tjetër dëgjohet duke thënë “Policia”.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth këtij rasti, mirëpo deri në publikimin e këtij artikullin nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajme të ngjashme