Roli i Presidentes Osmani - margjinal, sipas Freedom House
Freedom House ka publikuar të plotë raportin për shtetet në tranzicion për vitin 2024. Aty përmendet se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në përgjithësi kanë qëndrime kohezive politike, megjithatë, kanë pasur përçarje për ndërhyrjen e vitit të kaluar në veri si dhe rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, në raportin e organizatës amerikane, përmendet se roli i Osmanit është i margjinalizuar kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të shtetit.
Mes tjerash, përmendet edhe se Kurti e Osmani formuan Qeverinë me koalicionin mes partive të tyre.
“Në përgjithësi, Kurti dhe Osmani ndajnë qëndrime kohezive politike, megjithëse kishte një çaje të vogël rreth ndërhyrjes së Qeverisë në pjesën veriore të Kosovës dhe rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Kur bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të vendit, roli i Osmanit në avancimin e nismave të pavarura priret që të jetë margjinal, pavarësisht nga pozita e saj si pjesë e qeverisë.” – thuhet aty.