Rohde: Sulmi i 24 shtatorit ishte planifikuar të shkaktonte kërdi, Serbia duhet t`i përkrahë hetimet
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se vendi i tij iaka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet lidhur me sulin e 24 shtorit në veri të Kosovës.
Rohde në RTK ka thënë se ky sulm në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për procesin e dialogut duke deklaruar se ai nuk mund të shpërqendrohet me sulme terroriste dhe se palët duhet të flasin mes vete dhe t'i zbatojnë marrëveshjet.