Rohde reagon për indeksin e Reporterëve pa Kufij: Mediat duhet të mbarohen dhe jo të kontrollohen - NACIONALE

Rohde reagon për indeksin e Reporterëve pa Kufij: Mediat duhet të mbarohen dhe jo të kontrollohen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me indeksin vjetor për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij, ku këtë vit Kosova ka shënuar regres, duke u radhitur 19 pozita më poshtë se vitin e kaluar.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen e jo të kontrollohen.

“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosova, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapopublikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një ndryshim!” - shkroi Rohde.

Lajme të ngjashme