Rohde përkujton Afrim Bunjakun: Autori i krimit mbetet i lirë në Serbi, kjo përgjegjësi e dëmton paqen - NACIONALE

Rohde përkujton Afrim Bunjakun: Autori i krimit mbetet i lirë në Serbi, kjo përgjegjësi e dëmton paqen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjkau, i cili është vrarë para një viti në Banjskë nga grupi terrorist i Milan Radioiçiqit.

Ai ka thënë se sakrifica e policit kosovar nuk do të harrohet kurrë.

Në llogarinë e tij në “X”, diplomati gjerman ka shkruar se shqetësues mbetet faktin se autori i këtij krimi mbetet ende i lirë në Serbi, ndonëse e ka pranuar fajin.

Sipas tij, kjo mungesë përgjegjësie e dëmton paqen.

“Një vit më parë, @Kosovo_Police Në Banjskë është vrarë oficeri Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Megjithatë, Radoiçiq, autori i dyshuar, mbetet i lirë në 🇷🇸 pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesë ose justifikim”, ka shkruar Rohde.

Lajme të ngjashme