Rohde përgëzon Policinë e Kosovës dhe Gjermanisë për aksionin kundër “Call Center” - NACIONALE

Rohde përgëzon Policinë e Kosovës dhe Gjermanisë për aksionin kundër “Call Center”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Tëitter ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Gjermanisë për suksesin e përbashkët në operacionin që është kryer brenda kësaj jave kundër mashtrimit të bizneseve “Call Center” në vendin tonë.

Në postimin e tij Rohde ka shprehur falënderim ndaj oficerëve që morën pjesë në këtë aksion.

Këtë javë Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës kryen me sukses një operacion të përbashkët kundër mashtrimit me Call Center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë oficerëve të përfshirë për punën e shkëlqyer ekipore!”, ka shkruar ambasadori në X.

Pas aksionit, Policia e Kosovës bëri të ditur se në këtë aksion u arrestuan 20 persona e u konfiskuan 120 mijë euro, ku PK dhe Policia e Gjermanisë kontrolluan gjithsej 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.

Lajme të ngjashme