Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA e jo më nga UNMIK-u
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në platformën “X” ka dhënë lajmin se Kosova nuk do të përfaqësohet më nga misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) – UNMIK-u në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Europën Qendrore – CEFTA.
“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal!”- ka shkruar ambasadori në platformën X.
Ndryshe për këtë çështje është thirrur edhe konferencë nga ministia e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për në ora 16:00