Rohde i demanton raportimet për largimin e rreth 200 kompanive gjermane nga Kosova - NACIONALE

Rohde i demanton raportimet për largimin e rreth 200 kompanive gjermane nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka demantuar raportimet e medieve të ndryshme rreth largimit të rreth 200 kompanive gjermane nga Kosova.

Kryediplomati gjerman në Kosovë, ka shkruar në Twitter se një raportim i tillë është i gabuar.

“Raportimet e medieve për largimin e 200 kompanive gjermane nga kosova janë krejtësisht të gabuara. Mosrespektimi i standardeve gazetareske: As Shoqata Gjermano-Kosovare e Biznesit dhe as Ambasada Gjermane nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se: Kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale, siç thuhet këtu.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme