Rohde: Është koha e fundit që të themelohet Asociacioni - NACIONALE

Rohde: Është koha e fundit që të themelohet Asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në tëitter se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet se është koha e fundit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit me shpejtësi, përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën.

Rohde ka thënë se ende s’ka ndonjë propozim nga ana e Kosovës për këtë gjë.

Kohëve të fundit është shtuar presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Nuk dihet nëse institucionet e Kosovës, do të lëvizin në këtë drejtim, meqenëse marsi duket se po shihet si një afat optimal për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Lajme të ngjashme