Rohde e quan “moment historik” urdhrin e Kurtit për tokat e Manastirit të Deçanit: Më në fund u krye
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar nëj shkrim në “X”, ku ka përshëndetur kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës për zbatimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit.
Rohde e ka quajtur si moment historik.
“U krye më në fund
Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Deçanin qe vonuar shumë, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Ne i përgëzojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik” - shkroi ai.
It's finally done🙌🏽
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 13, 2024
Even though the implementation of the 🇽🇰 @Const_CourtRKS's Decani ruling was long overdue, it marks an important step in 🇽🇰's commitment to rule of law⚖️. We congratulate the 🇽🇰 government, all political actors involved & the @DecaniMonastery on this milestone