Rohde e quan “keq për Kosovën” bllokadën e re, dhe nuk beson se do të ketë zgjidhje
“Keq për Kosovën”, tha Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, pas bllokadë së re në Kuvendin e Kosovës te çështja e Nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht te posti që i takon komunitetit serb.
Lista Serbe i pati vetëm dhjetë vota, dhe vota u nda për komunitete përmes Elbert Krasniqit si kërkesë e Vetëvendosjes.
“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde për Klan Kosova.