Rohde: Duhet kohë për të formuar një qeveri, me rëndësi të jetë e qëndrueshme - NACIONALE

Rohde: Duhet kohë për të formuar një qeveri, me rëndësi të jetë e qëndrueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme në vend, duke e krahasuar situatën aktuale politike me zhvillimet në Gjermani pas zgjedhjeve të fundit.

Në një deklaratë për Ekonomia Online, Rohde tha se krijimi i një qeverie kërkon kohë, por se stabiliteti politik dhe një shumicë solide janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe përballimin e sfidave globale.

“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme