Robert Bosch kritikon partitë: Kur s`ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar partitë politikë në Kosovës për sjelljen e tyre pas 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se zvarritja e formimit të institucioneve të reja pas këtyre zgjedhjeve ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në një prononcim për “Indekonline”, ai ka vlerësuar se kur nuk ka një mazhorancë të dukshme partitë politike duhetë të bëjnë kompromise.
“Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise” ka thënë diplomatin holandez.