Rizvanolli paralajmëron dimër të ashpër: Çmimi i energjisë ka shkuar deri në 1 mijë euro - NACIONALE

Rizvanolli paralajmëron dimër të ashpër: Çmimi i energjisë ka shkuar deri në 1 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar situatë të rëndë me energjinë gjatë muajve të dimrit.

Në Kuvend, Rizvanolli ka thënë se çmimi i energjisë verës ka arritur deri në 1 mijë euro.

“Situata më e rëndë energjetike që nga lufta e dytë botërore. Jemi në një rrjet energjetik evropian. Vendin tonë e gjeti jo me prodhim të mjaftueshëm të energjisë. Nuk e mbulojnë nevojën që kemi. Na duhet një pjesë ta blejmë në tregun e jashtëm. Prej një çmimi 60-90 euro, cmimi ka arritur në 1 mijë euro. Pritjet për dimrin janë të paqarta, varësisht nga masat që BE-ja mund t’i marrë. Kursimi brenda mundësive në përditshmëri”, tha Rizvanolli.

Izolimi i shtëpive. Ndërrojnë mënyrën e ngrohjes. Ne si qeveri kemi marrë shumë masa. Kemi vendosur masa detyruese për kursim në institucione e ndërmarrje publike. Kemi ndalur eksportin e peletit. Kemi ndarë 6 milionë euro për të mundësuar zëvendësimin e ngrohjes elektrike, me pajisje efiçiente. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar krizën energjetike”, deklaroi ministrja e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme