Riorganizimi i grupit të Radojiçiq: VV me video; Poqëse provojnë diçka, do ta marin përgjigjen e 24 shtatorit
Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur me një video, ku shfaqet Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, në intervistë, duke treguar qasjen e tij për dialogun, sipas Vetëvendosjes.
Në këtë video, është ritheksuar ajo që Kurti e tha pak ditë më parë, për mundësinë e riorganizimit të grupeve terroriste nga Radojiçiq. Por, përgjigjja do të jetë ajo e 24 shtatorit, thuhet në këtë video.
E plotë:
Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës
• Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.
• Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.
• Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.
• Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.
• Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.
• Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.
Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi.