Rinumërimi: Kurtit, Hamzës dhe Abdixhikut iu dalin më pak vota - NACIONALE

Rinumërimi: Kurtit, Hamzës dhe Abdixhikut iu dalin më pak vota

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna, ndërkohë që rinumërimi do të vazhdojë në komunat e tjera me radhë.

Procesi i rinumërimit të votave sipas KQZ-së është përmbyllur në 15 komuna deri tani.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (1/8) dhe Pejë (1/14)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Sipas vendimit të KQZ-së në nivel vendi, rinumërimit do t’i nënshtrohen 36 për qind të vendvotimeve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas rinumërimit të 216 vendvotimeve nga 914 sa do të rinumërohen, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka marrë 89 vota më pak, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, 23, e ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, 21 vota më pak.

Pas rinumërimit të votave:

ALBIN KURTI

403,933 Vota

BEDRI HAMZA

161,908 Vota

[1] LUMIR ABDIXHIKU

88,424 Vota

Lajme të ngjashme