Ringjallje e draft për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, Pahor thotë se “është gati” për pozitën e Lajçakut - NACIONALE

Ringjallje e draft për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, Pahor thotë se “është gati” për pozitën e Lajçakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pretendon që të bëhet i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë pozitë është Mirosllav Lajçak. Ai ka thënë se ka mbështetje për këtë pozitë, teksa beson që dialgou mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ringjallet. Megjithatë, ditë më parë në mediat serbe është raportuar se Pahor po përgatit një draft të ri për dialogun.

Ish-presidenti slloven në një intervistë për RTV Slovenia, ka folur edhe për pozitën që po synon ta marrë, duke thënë se po përgatitet me përgjegjësi dhe beson që gjatë kësaj jave kandidatura e tij do të shkojë në zyret në Bruskel.

I jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre, madje edhe ata që mund të mos jenë përgjigjur do të kishin një koment kritik. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se Sllovenia e ka statusin e ndërmjetësit të ndershëm, teksa synon ringjalljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. . Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese.” – ka thënë ai.

Pahor ka folur edhe për deklarimet e Vu֛çiq i cili akuzoi Slloveninë, duke thënë se do të ketë më shumë deklarime të vrazhda dhe të papërshtatshme

Kam frikë se ky është vetëm fillimi dhe se po hyjmë në një periudhë kur, për fat të keq, do të duhet të mësohemi shumë shpesh me deklarata të tilla të vrazhda dhe të papërshtatshme.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, ditë më parë mediumi serb, Danas, publikoi një shkrimi në të cilin raportohej se Pahor është duke e përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Borut Pahorit, Spela Vovk për portalin Vijesti, raporton Danas.

“Në kontekstin e kandidaturës së tij për i dërguar special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Borut Pahor është duke punuar në përgatitjen e një projekt-plani për zbatimin e mëtejshëm të suksesshëm të dialogut, i cili fatkeqësisht ka ngecur.” – ka thënë ajo.

Kush është Borut Pahor?

Borut Pahor, është një politikan slloven që mbajti rolin e Presidentit të Sllovenisë nga viti 2012 deri në vitin 2022, pasi shërbeu si Kryeministër nga 2008 deri në 2012.

Me një mandat të konsiderueshëm brenda socialdemokratëve, Pahor ka qenë një anëtar aktiv dhe madje ka mbajtur postin e kryetarit të partisë.

Karriera politike e Pahor vazhdoi në Parlamentin Evropian, ku ai u bë anëtar në vitin 2004.

Pahor duhet të dorëzojë personalisht një kërkesë për postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, të udhëhequr nga socialisti spanjoll Josep Borrell.

Mandati i dytë dyvjeçar i Miroslav Lajçak skadon në fund të gushtit të këtij viti.

Lajme të ngjashme