Rilind Gërvalla pranon se e përdori rrejshëm AKI-në në sulmin ndaj Nacionales dhe Periskopit - NACIONALE

Rilind Gërvalla pranon se e përdori rrejshëm AKI-në në sulmin ndaj Nacionales dhe Periskopit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Televizionit Publik (RTK) Rilind Gërvalla e ka pranuar gabimin e tij për përfshirjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) për lajmin kundër Nacionales. Reagimi i Gërvallës vjen pas publikimit edhe të audio-incizimit ku fjalpërfjalë dëgjohet duke përmendur AKI-në në lajimin e Slobodna Bosna kundër Nacionales dhe Periskopit.

Drejtori i TV në RTK i dërguar nga Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, ka pranuar se e ka përdorur rrejshëm AKI-në në lajmin ku sulmoheshin ashpër Nacionale e Periskopi, për gjoja media të blera nga shteti serb.

“Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik. Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!” – ka shkruar fillimisht ai.

Më tej, ai është kapur në publikimin e audio-incizimit ku dëgjohet qartë duke përfshirë AKI-në në rastin e shkrimit kundër Nacionales.

“Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen. Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.” – ka shkruar në Facebook.

Ai ka tentuar të arsyetohet por në asnjë rast nuk ka shprehur vullnet për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorti të TV-së në RTK, pasi dëmit të shkaktuar ndaj Nacionale.

Tutje, Gërvalla ka dhënë edhe disa këshilla teksa ka shprehur edhe ca emocione të patriotizmit.

“E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit. Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, para dy një dite gazeta “Paparaci” publikoi audio-incizimin ku dëgjohej Gërvalla duke përfshirë AKI-në në rastin e shkrimit të RTK-së kundër Nacionales.

“Në momentin kur ty të vjen (teksti i Slobodna Bosna-s) prej një agjencsioni shtetëror (AKI)...e kemi pranuar si të bazuar”, thotë Rilind Gërvalla.

Gërvalla e përfshin drejtëpërsëdrejti AKI-në në dërgimin e këtij lajmi për botim në RTK, ku pa as edhe një referencë të vetme, fakt, dëshmi – hiç kurrgjë – mediumi “Slobodna Bosna” mbi bazën e një “bashkëbiseduesi nga Kosova” shkruante se Nacionale dhe Periskopi janë në shërbim të Serbisë.

“Neve na u ka dukë se është lajm se duhet të pasqyrohet dhe në momentit kur ty të vjen prej një agjensioni shtetëror [AKI-së, v.j] që kanë organe verifikimi dhe analizash për këto çështje”, ka thënë Gërvalla.

“Normalisht që ne e kemi pranu si të bazuar në fakte edhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit që e kemi pas me personin që është caktu përgjegjës për mediat dhe për takimet me to (...)”

“(...) ai ishte në një seminar, po supozoj se që atje në vendin ku është bërë lajmi, edhe tha po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j] edhe natyrisht ka dalë kjo në portale këtu edhe normalisht që është mirë që të publikohet”, thotë Gërvalla.

Pas këtij raportimi në Kosovë është kërkuar që të fillohen hetimet dhe se ky rast është cilësuar si kriminal e skandaloz.

Lajme të ngjashme