Rifillon seanca konstituive, Dehari fton përfaqësitë e partive politike për konsulta - NACIONALE

Rifillon seanca konstituive, Dehari fton përfaqësitë e partive politike për konsulta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstutuive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, e ka vazhduar këtë seancë, e cila ka filluar të martën.

Pas ka konstatuar se në sallë të pranishëm janë 118 deputetë, ai ka ftuar për një takim konsultatitv përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

Dehari ka thënë se ky takim ka për qëllim të gjendet një zgjidhje se si të procedohet më tutje me këtë seancë.

Duke e komentuar letrën që e ka marrë dje nga presidentja Vjosa Osmani, ai ka thënë se zgjidhja ju takon deputetëve.

Letra që ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne që të gjejmë forcë dhe mirëkuptim që të tejkalojmë dhe mos ta bllokojmë situatën në Kuvend. Për këtë arsye, kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaq e partive politike në një sallë që të konsultohemi se si do të vazhdojmë tutje. Të konsultohemi që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, e ndiej më së të nevojshme”, ka thënë Dehari.

Ai ka treguar qëllimin e këtij takimi.

Të konsultohemi se si të procedojmë tutje”, ka thënë Dehari.

Kërkesa jashtë skenarit

Kjo kërkesë e kryesuesit të seancës konstutuive të legjislaturës së nëntë duket se nuk ka ndonjë bazë.

Nga skenari i seancës të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale një gjë e tillë nuk parashihet.

Në këtë skenar që e kanë marrë deputetët parashihet që Raporti i Komisioni të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të hidhet në votim porsa të konstatohet numri i deputetëve në sallë.

Në seancën Konstituive, më 15 prill 2025, Raporti i Komisioni të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, nuk i mori votat e nevojshme, andaj lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen edhe një herë për Raportin e Komisionit të Përkohshëm”, thuhet në skenarin që kanë marrë deputet.

Agjenda e kësaj seance parasheh katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme