Rifat Jashari në Kuvend: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia - NACIONALE

Rifat Jashari në Kuvend: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca solemne për “Epopenë e UÇK-së” ka përfunduar me një fjalë rasti të kryefamiljarit të familjes heroike Jashari, Rifatit.

Rifat Jashari, para deputetëve, është shprehur falënderues e i ka përshëndetur me theks të veçant ambasadorët e huaj, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i këme në përkrah.

E nderuara kryetare e shtetit, I nderuar kryetar I Parlamentit, I nderuar kryeministër, deputet e deputete të Kuvendit.

Këtu u fol që ka edhe ambasador, I përshëndes të gjithë, duke I falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi në krah.

Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit. Uroj ta përfundojmë siç osht ma së miri, punën me Serbinë.” Tha shkurt Rifat Jashari, fjalimi i të cilit u shoqërua nën duartrokitje të shumëta.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”

Lajme të ngjashme