Rezulton i rremë alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Alarmi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë del të jetë i rremë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara për Gazetën Nacionale.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.” – ka thënë ajo.
Brenda një kohe të shkurtër, Policia e Kosovës është lajmëruar për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, mirëpo kanë rezultuar të jenë alarme të rreme.
