Rezultatet preliminare të DnV: VV-ja 40%, PDK-ja 21%, LDK-ja 17.5% - NACIONALE

Rezultatet preliminare të DnV: VV-ja 40%, PDK-ja 21%, LDK-ja 17.5%

1 vit më parë

nga NACIONALE

Demokracia në Veprim ka publik rezultat preliminare për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja ka fituar 40,4% (Margjina e gabimit +/-1,44%), PDK-ja me 21,7% (Margjina e gabimit +/-1,45%), LDK-ja 17,5% (Margjina e gabimit +/-0.97%) dhe AAK- NISMA me 7,2% (Margjina e gabimit +/-0.82%).

Në një konferencë për media, Eugen Cakolli ka bërë me dije se dalja në këto zgjedhje ka qenë 44.1%.

“Vlerëson se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit kanë demonstruar një pjekuri të lartë qytetare dhe demokratike. DnV ka raportuar për ecurinë e procesit duke pasë në terren 500 vëzhgues të shpërndarë në 500 vendvotime sipas mostrës përfaqësuese. Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit”, ka thënë Cakolli.

Ai ka bërë me dije se koalicioni për Familjen në këto zgjedhje ka marrë 2,4%, , Lista Serbe me 5,4%, kurse SPO me 0,6%.

Pas mbylljes sw vendvotimeve, janw publikua tre exit polle.

Exit Poll në T7 i kryer nga Albanian Post: e nxjerr Vetëvendosjen 37%, PDK-në, 23%, LDK-në 20% dhe AAK-Nisma 8%.

Exit Poll-i i UBO Consulting i dhënë në Debat Plus e nxjerr VV-në 40.3%, PDK-në 21.4%, LDK-në 19.3% dhe AAK-Nisma 7.6%.

Exit Poll i Pipos i dhënë në Klan Kosova e jep VV-në 38.2%, PDK-në 22.4%, LDK-në 20.1% dhe AAK 7.6%

Lajme të ngjashme